Njoftim i komunës së Bujanocit: "Përfito nga shlyerja e kamatëvonesës ndaj Administratës Lokale Tatimore"
Administrata Lokale Tatimore në Bujanoc, ju njofton se është publikuar regullorja 1124 nga ana e Ministrisë së Financave "Përfito shlyerjen e kamatës ndaj Administratës Lokale Tatimore ".Qëllimi i publikimit të kësaj regullorje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit se mund të përfitojnë nga shlyerja e kamatovonesës së vjetra dhe detyrimeve tjera ndaj Administratës Lokale Tatimore të (ALT).
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë borxhe ndaj ALT-së deri më 4 Korrik 2016, mund të përfitojnë nga falja e kamatvoneës , nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ALT për faljen e kamatvonesës .
Për të përfituar nga falja apo shlyrjen e kamatvonesës ndaj ALT -së, tatimpaguesi duhet:
Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 04 Korrrik 2016, ose
Të lidh marrëveshje me ALT, për pagesën e borxheve me këste mojore
Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës së caktuar nga dita e hyrjes në fuqi të regullorës për Faljen e kamatëvonesë Publike, do të përfitojnë nga falja nga borxhit total .
Të gjitha informatat mund ti merreni në zyrat e Administrates Lokale Tatimore në Bujanoc.